'Çmendet' Cineplexx, të martën të gjitha biletat 1,99 Euro

Dita e martë e 11 korrikut do të jetë një ditë e çmendur në Cineplexx!

Kinemaja Austriake në Prishtinë ka organizuar eventin që do të ndodhë vetëm një herë në vit, ku përgjatë gjithë ditës, bileta e çdo filmi do të kushtojnë vetëm 1,99 Euro.

Gjatë “Crazy Day” Cineplexx do të shfaqë 11 filma në total, në teknologjinë 2D dhe 3D.

Filmat më të rinj si “Spider-Man: Homecoming”, “Depicable Me 3”, “All Eyez On Me” si dhe çdo film tjetër që po shfaqet në Cineplexx do të jenë të përfshirë në ofertë.

Çmimi special prej 1.99 Euro vlen si për filmat në teknologjinë 2D, ashtu edhe ata në teknologjinë 3D.

Kujdes! Oferta do të jetë e vlefshme vetëm në datën 11 korrik.

Listën dhe orarin e filmave mund ta gjeni KËTU