Mustafa: Vendi nuk duhet mbetur peng i zvarritjes politike
Kryeministrin në largim i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejt konstituimi i Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Është dëm për vendin që të mbetet peng i një situate të tillë politike dhe i zhagitjes së themelimit të institucioneve”, ka thënë Mustafa për RTK-në.
Ai ka thënë se do të qëndroj në krye të Qeverisë derisa kryeministrit të ri t’ia dorëzoj detyrën.
“Është përgjegjësi e imja që ta drejtoj Qeverinë, një përgjegjësi kjo kushtetuese dhe ligjore dhe unë do ta bëj deri në momentin e fundit”, ka thënë kryeministri në detyrë Isa Mustafa.