S’ka as nesër certifikim, paralajmërohet tjetër ankesë në Supreme

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Vebhi Imeri ka paralajmëruar se do të bëjë sërish ankesë në Gjykatën Supreme.

Kësisoj, vendimi për certifikimin e zgjedhjeve mund të shtyhet sërish.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Imeri ka thënë se do të ankohet sërish për manipulimin e votave qe pretendon se i janë bërë.

Ai ka thënë se nuk është ai personi përgjegjës qe po e mban peng certifikimin e rezultatit zgjedhor.

“Gjithsesi do të ankohem. Unë nuk po e mbaj peng certifikimin e rezultati zgjedhor. Peng po e mbajnë personat përgjegjës për rinumërim jo Vehbi Imeri”, ka thënë ai.

“Është shumë qesharake nëse e lexoni vendimin e PZAP për rastin tim”, ka shtuar ai.

Kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka sqaruar se nëse nuk do të ketë ankese, atëherë institucioni qe ajo drejton do te mundet nesër të beje certifikimin e rezultateve. E, nëse paraqitet ankesa, atëherë do të duhet të pritet vendimi i Supremes.