SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshje për armëpushim në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe vendet e tjera të rajonit, kanë arritur një marrëveshje për armëpushim në Sirinë jugperëndimore, një nga zonat e luftës gjashtë-vjeçare.

Sekretari amerikan, Rex Tillerson pritet të jap detaje më shumë rreth kësaj marrëveshje më vonë, transmeton lajmi.net

“Ende ka shumë punë për të bërë”, tha zyrtari amerikan.

Tillerson tha se SHBA ishte e përgatitur për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta me Rusinë për të stabilizuar situatën në Siri, duke epërfshirë edhe armëpushimin.

Sekretari amerikan ishte prezent në takimin ndërmjet presidentit Trump dhe Putinit, i cili përfundoi më herët.