Kurti: Vetëvendosje e formon Qeverinë (VIDEO)

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se partia e tij është e vendosur që të formojë qeverinë dhe se këtë po mendon ta bëjë me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

“Vetëvendosje është e vendosur që të formojë qeverinë e re të Kosovës e bindur që Kuvendi i ri duhet të vijë me qeveri të re që s’mund të jetë nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti.

“Ne i kemi dhënë prioritet këtij koalicionit LAA. LDK-ja hyri në pushtet në kushtet kur shteti ishte i kapur dhe ky shteti i kapur edhe e nxori nga qeveria”.

“Ne me koalicionin LAA do ta kishim një shumicë të konsoliduar shqiptare, por duke mos përjashtuar që të na bashkëngjiten edhe nga koalicioni PAN të cilët do të shkëputen pas dëshimti të tentimit të parë për ta formuar qeverinë”.

“Neve na presin bisedime me koalicionin LAA, do të fillojmë nga programi, nga temat e çështjet, jo nga emrat. Është rrafshi i bisedimeve për programon në fusha të caktuara, por së pari për çështjet e mëdha nacionale. Pozita e kryeministrit i takon subjektit dhe jo individit”.