Jahjaga përshëndet vendimin e gjykatës në favor të Shyhrete Berishës
Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, sot ka vendosur që t’ia njohë të drejtën mbi pronësinë Shyhrete Berishës. Këtë vendim e ka përshëndetur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Jahjaga, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se vendimi i sotëm duhet të shërbejë si vetëdijesim për të ngritur zërin edhe për raste të tjera të ngjashme.
“E përshëndes vendimin e drejtë të Gjykatës Themelore në Prizren që vendosi në favor të Shyhrete Berishës, që asaj t’i mbes shtëpia në të cilën ajo mbante kujtimet e familjarëve të saj. Shyhreten fatkeqësisht drejtësia dhe shoqëria kosovare e la të dëshpëruar për një kohë shumë të gjatë, duke e përballur me konteste gjyqësore, sikur asaj të mos i mjaftonte dhimbja me të cilën kishte jetuar gjithë këto vite pasi kishte humbur të gjithë familjen në masakrën e familjes Berisha nga Suhareka gjatë luftës në Kosovë. Vendime si ky duhet të shërbejnë si shembuj që të jemi edhe më të zëshëm për të kërkuar drejtësi për të gjitha rastet, sepse Shyhretja nuk është e vetmja që i është mohuar e drejta për të trashëguar pronën”, ka shkruar Jahjaga.
Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, sot ka vendosur që t’ia njohë të drejtën mbi pronësinë Shyhrete Berishës. Këtë vendim e ka përshëndetur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Jahjaga, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se vendimi i sotëm duhet të shërbejë si vetëdijesim për të ngritur zërin edhe për raste të tjera të ngjashme. “E përshëndes vendimin e drejtë të Gjykatës Themelore në Prizren që vendosi në favor të Shyhrete Berishës, që asaj t’i mbes shtëpia në të cilën ajo mbante kujtimet e familjarëve të saj. Shyhreten fatkeqësisht drejtësia dhe shoqëria kosovare e la të dëshpëruar për një kohë shumë të gjatë, duke e përballur me konteste gjyqësore, sikur asaj të mos i mjaftonte dhimbja me të cilën kishte jetuar gjithë këto vite pasi kishte humbur të gjithë familjen në masakrën e familjes Berisha nga Suhareka gjatë luftës në Kosovë. Vendime si ky duhet të shërbejnë si shembuj që të jemi edhe më të zëshëm për të kërkuar drejtësi për të gjitha rastet, sepse Shyhretja nuk është e vetmja që i është mohuar e drejta për të trashëguar pronën”, ka shkruar Jahjaga.