Ministria e Diasporës ka një kërkesë për mërgimtarët

Ministra e Diasporës ka kërkuar nga bashkatdhetarët që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës që të mos kalojnë nga pika kufitare në Merdare, raporton “Zeri.info”.

Kjo për faktin se në këtë pikë kufitare janë duke u bërë punimet në terminalin e ri dhe për këtë arsye kjo pikë kufitare mund të jetë problematike sa u përket pritjeve.

“Për shkak të punimeve në terminalin e ri, por edhe për shkak të përqendrimit  që ndodh në Merdare gjatë ardhjes së mërgimtarëve, ajo pikë kufitare mund të jetë më problematikja  sa u përket pritjeve, andaj Ministria e Diasporës, në konsultim me Policinë e Kosovës, rekomandon që, aq sa ka mundësi, të shmanget ajo pikë dhe të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e kësaj ministrie, përcjell “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Diasporës:

Meqë tash është koha e pushimeve, kur bashkatdhetarët vijnë në atdhe, Ministria e Diasporës u rekomandon që paraprakisht, para se ta marrin rrugën për në Kosovë,  ta konsultojnë vebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  përkatësisht  Qendrën kombëtare të menaxhimit kufitar, e cila për çdo ditë pasqyron situatën në pikat kufitare, duke treguar edhe për kohën e pritjes.

Duke konsultuar këtë faqe, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të kalojnë aty ku e kanë më lehtë dhe ku nuk krijohet kolonë e gjatë pritjeje.

Për shkak të punimeve në terminalin e ri, por edhe për shkak të përqendrimit  që ndodh në Merdare gjatë ardhjes së mërgimtarëve, ajo pikë kufitare mund të jetë më problematikja  sa u përket pritjeve, andaj Ministria e Diasporës, në konsultim me Policinë e Kosovës, rekomandon që, aq sa ka mundësi, të shmanget ajo pikë dhe të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare.

Për çfarëdo problemi ose halli që mund t’u paraqitet gjatë rrugës, bashkatdhetarët menjëherë t’i njoftojnë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në: + në +38166247743 dhe l.o@rks-gov.net, por edhe Ministrinë e Diasporës në: ministriaediaspores@rks-gov.net.