Bellerin dëshiron Barcelonën
Mbrojtësi, Hector Bellerin do të takohet me zyrtarët e Arsenalit për t’iu treguar londinezëve se dëshiron të transferohet te Barcelona, raporton “Marca”.
Barcelona tash e disa kohë është vënë pas shërbimeve të mbrojtësit spanjoll, por gjithmonë ka hasur në përgjigje negative nga Arsenali.
22-vjeçari tashmë ka biseduar edhe me klubin katalunas, të cilët përsëri do të tentojnë për reprezentuesin spanjoll./Zëri