Bota ia dha lamtumiren e fundit Helmut Kohlit (VIDEO)

Ishte viti 1990, kur në cilësinë e kancelarit bashkoi Gjermaninë.

27 vjet pas, në nderim të Helmut Kohl, liderë e paraardhës të tyre nga e gjithë bota u bashkuan në parlamentin Evropian.

Teksa njerëzit më të fuqishëm në botë, zunë vendet e tyre në ulëset e parlamentit të Bashkimit Evropian, i mbështjellur me flamurin e kësaj të fundit erdhi edhe arkivoli me trupin e Helmut Kohlit.

Kjo është edhe hera e parë, që parlamenti evropian organizon ceremoni të tillë.