Këto janë top 5 femrat më të votuara në Kosovë

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka publikuar rezultatet e përgjithshme përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit që u mbajtën në Kosovë.

Bazuar në këto rezultate, deputetja më e votuar e zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend, del të jetë Vjosa Osmani nga LDK e cila ka arritur të sigurojë 64,131 vota, raporton Gazeta Blic.

Pas Vjosa Osmanit, e dyta radhitet Aida Dërguti nga VV me 32,463 vota.

E treta radhitet deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu me 19524 vota.

E katërta është deputetja nga PAN-i, Sala Berisha Shala me mbi 17 mijë vota.

Top pesëshen e përmbyll deputetja nga Levizja Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi, e cila ka marrë mbi 15 mijë vota.