Haradinaj nderohet me medalje nga Iowa (Foto)
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me miqtë e Kosovës nga shteti i Iowas së SHBA-ve.
Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, ku u shpreh se Iowa është shtet partner shumë me rëndësi për Kosovën.
Ai po ashtu u nderua me medaljen e partnertiteti të shtetit të Iowas me Kosovën nga sekretari i shtetit për bujqësinë.
Ky është postimi i Haradinajt:
Me miqte e Kosoves nga shteti Ioëa i SHBA-se, nje shtet partner i rendesishem per vendin tone.
U nderova me medaljen e partneritetit te shtetit Ioëa me Kosoven nga sekretari i shtetit per bujqesine, Bill Northey.
Nje nate e vecante me miq nga Garda Kombetare e Ioëas, nga Universitetet e Ioëas, shtetit qe ka ndihmuar Kosoven ne shume vite permes profesionalizimit dhe mbeshtetjes per FSK-ne nga Garda Kombetare e Ioëas.
E ritheksova perkushtimin per miqesine e perjetshme me SHBA-ne dhe nevojen e thellimit te bashkepunimit tone ne fushen e ekonomise e vecanerisht ne bujqesi.
Iowa eshte shembulli me i mire i zhvillimit dhe ne duam ta ndjekim kete shembull te suksesit.