Sulmohet polici i Antidrogës Nebojsha Miliq

Dy ditë më parë Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës në Mitrovicë kishe ndërmarrë një aksion të hulumtimit për drogë në veri të Kosovës, me ç’rast kishte gjetur dhe kishte asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë bimë marihuanë, në fshatin Llozhishte të Zveçanit.

Njëri prej policëve që kishte marrë pjesë në aksionin e gjetjes dhe asgjësimit të drogës në këtë fshat, Nebojsha Miliq, është sulmuar fizikisht të enjten në jug të Mitrovicës, në afërsi të Stacionit të Policisë derisa po lëvizte këmbë në rroba civile.

Ai është sulmuar nga dy persona, të cilët kishin dalë nga një automjet “Audi A3”, ngjyrë e zezë, me targa 02-502, por që dy germat e fundit nuk janë identifikuar. Ata e kanë rrahur Miliqin deri në alivanosje dhe pastaj me të njëjtën veturë kanë ikur në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Në orët e mesditës së datës 22 qershor 2017, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar fizikisht në Mitrovicë. Si pasojë e sulmit zyrtari policor ka pësuar lëndime i cili ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, duke përfshirë edhe veturën me të cilën të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe se rasti po hetohet për vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar”...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri, ose në versionin online me parapagim online.zeri.info...)