Do të doja qe Ronaldo të ishte argjentinas
Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona preferon Lionel Messin para yllit portugez, Cristiano Ronaldo, por do të dëshironte që ky i fundit të ishte pjesë e përfaqësueses argjentinase, transmeton zeri.info
Maradona ka shumë lëvdata për Cristiano Ronaldon, por përsëri do të zgjidhte bashkombasin e tij, Lionel Messin para portugezit.
“Cristiano është një kafshë. Do të doja të ishte argjentinas.”, deklaroi ish futbollisti i Barcelonës.
“Por, përsëri preferoj Messin. Ai është duke shijuar futbollin dhe i kalon me lehtësi kundërshtarët e tij.”, shtoi Maradona.
Messi ka një medalje të artë olimpike, por nuk ka fituar Kupën e Botës, gjë të cilën Maradona e ka bërë një herë gjatë karrierës së tij.
“Edhe nëse nuk e fiton Kupën e Botës, ne përsëri do ta kujtojmë.”, theksoi ai./Zëri