Modric akuzohet për dëshmi të rreme, ja sa vite burg mund të dënohet

Prokuroria në Kroaci ka hapur rast kundër mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.

Modric do të hetohet nga prokuroria për dëshmi të rreme në rastin e ish shefit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic.

I pandehuri kryesor në këtë rast është Zdravko Mamic, i cili së bashku me vëllanë e tij Zoran Mamic, akuzohen për përvetësim të më shumë se 15 milionë eurosh dhe evazion fiskal rreth 1.5 milionë euro.

31 vjeçari i Real Madridit është ftuar nga prokuroria si dëshmitar kryesor, dhe tani e akuzhet për ‘kryerjen e veprës penale të dhënies së dëshmisë së rreme” më 13 qershor në një gjykatë në Kroacinë lindor.

Deklarata në fjalë nuk e cek drejtpërdrejt emrin e Modricit, por përmend një ‘qytetar kroat i lindur në vitin 1985’.

Ligji kroat për këtë lloj të veprës penale parasheh dënim me burgim nga gjashtë deri në pesë vjet./Lajmi.net/