Pjesëtari i FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore në Britani

Pas një procesi përzgjedhës, Nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt  ka bërë të ditur ambasada britanike në Kosovë përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Pas një procesi përzgjedhës, Nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt. I urojmë sukses gjatë vijimit të studimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

“Mbretëria e Bashkuar në Kosovë është e përkushtuar të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aftësimin në fushën e Lidershipit dhe Arsimit”, thuhet në njoftim.