Nëse e kalon rrethin e parë, ky do të jetë kundërshtari i Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve (FOTO)
Trepça ’89 e mësoi para pak çastesh emrin e kundërshtarit të rrethit të parë të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, në pjesëmarrjen e saj historike në këtë eveniment, shkruan zeri.info.
Dhe, mitrovicasve iu ra në short ekipi Vikingur nga Ishujt Faro.
Nëse “Xehetarët” e kalojnë rrethin e parë, ata do të përballen me ekipin islandez, FH Hafnarrfjordur. /Zëri/