Ende ka rrezik nga 'Balena Blue' (Video)

Loja vdekjeprurëse “Balena Blue” ende po rrezikon të rinjtë në Kosovë.

Policia ka raportuar edhe për një rast të një të miture që ka rënë pre e kësaj loje.

Prindi e lajmëroi Policinë dhe pastaj e dërgoi vajzën për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE: Luante lojën e 'Balenës…', fëmija 12-vjeçar në Kamzë tenton të hidhet nga ndërtesa

Ndonëse u tha se u bllokua “Balena e kaltër” në rrjetin e Kosovës, njohësit e teknologjisë informative po konsiderojnë se autoritetet nuk po bëjnë sa duhet.

Madje, ka të tillë që thonë se lajmi se rreziku nga loja “Balena e kaltër” është evituar është joserioz dhe mosnjohje e problemit. /KlanKosova/