Lumir Abdixhiku merr rreth 30 mijë vota

Kandidati i LDK-së për deputet Lumir Abdixhiku ka arritur t’i marrë rreth 30 mijë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, bëjnë të ditur burimet e portalit “Zeri.info” brenda KQZ-së.

Abdixhiku, i cili për herë të parë garon në zgjedhje, vlerësohet se është në top pesëshen  më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, duke lënë mbrapa me vota shumë nga zyrtarët e lartë partiak, të cilët kanë mbajtur funksione të larta në legjislativ dhe ekzekutiv.

Përpos Abdixhikut, shumë vota në këto zgjedhje ka marrë edhe kandidatja tjetër e LDK-së për deputete Vjosa Osmani, Driton Selmanaj, Anton Quni, Kujtim Shala, etj. /Zëri/