Ky është numri i votave që morën kandidatët e 'PAN'-it në Klinë (Dokument)
Koalicioni PDK-AAK-Nisma në komunën e Klinës, ka marrë shumicën e votave.
Në këtë komunë PAN-i ka grumbulluar 7 mijë e 562 vota.
Kandidati më i votuar i koalicionit PAN, sikurse edhe në shumicën e komunave të Kosovës, ka dalë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka marrë 4 mijë e 34 vota, pasuar nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj me 3 mijë e 785 vota.
Lideri i Nismës që është pjesë e koalicionit PAN, Fatmir Limaj ka marrë 793 vota.
Gazeta Express ka siguruar të dhënat ekskluzive me emrat dhe votat që kanë marrë kandidatët e PAN-it në Klinë.