Bunjaki i përgjigjet Besart Berishës

Albert Bunjaki nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e sulmuesit Besart Berisha, por ka shpjeguar arsyet pse nuk vendosi të mos luante më të në ndeshjen ndaj Turqisë. Ai po ashtu tregoi se harmonia në Kombëtare është shumë e mirë dhe kërkoi më shumë durim, pasi për këtë janë duke punuar që tetë vite

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha insiston se përzgjedhësi Albert Bunjaki ka mungesë profesionalizmi, nuk ka taktikë, organizim dhe për këtë Kosova ka nevojë për një trajner të ri, i cili me talentet që ka Kosova do ta drejtonte drejt majave të futbollit.

Këto deklarata nuk ka dashur t’i komentojë trajneri Bunjaki, i cili ka shpjeguar arsyen pse vendosi që Berisha të qëndronte në bankën rezervë ndaj Turqisë.

Ai tha se Kosova ka pasur shumë probleme me lëndime dhe dy lojtarë kanë luajtur për herë të parë, prandaj ka pasur nevojë për lojë me defensive.

“Nuk kam ndonjë informatë zyrtare prej Besartit apo dikujt prej Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është deklaratë e Berishës, unë e respektojë deklaratën e tij, vendimin e tij. Nuk kisha hy në detaje të deklaratës, sepse nuk është profesionale nga ana ime. Vendimi për të mos luajtur me Berishën ka qenë më i rëndësishmi në ato momente, duke pasur parasysh se jemi ballafaquar me lëndime, kemi pasur dy lojtarë që kanë luajtur për herë të parë dhe është dashur të luajmë me një sistem tjetër. Tek e fundit, futbolli është sport kolektiv e jo individual dhe nganjëherë nuk luajnë lojtarët më të mirë”, tha fillimisht Bunjaki gjatë një interviste për Gazeta Express.

Ai po ashtu mohoi se në Kombëtare ka pakënaqësi, duke insistuar se harmonia është shumë e mirë.

LEXO EDHE: 'Bombë' te Kosova, ylli i madh konfirmon largimin

“Është një harmoni jashtëzakonisht e mirë dhe mendoj se kjo është vërejte në ndeshjet e zhvilluara. Unë i njoh lojtarët të cilët janë të pakënaqur”, vazhdoi ai.

Posti i përzgjedhësit është i rrezikuar kur mendoni se nuk keni punuar mirë, por kur besoni se e keni krye punën mirë për 7 ose 8 vite për krijimin e një Kombëtareje, krijimin e një identiteti, atëherë nuk shoh ndonjë problem”.   

Krejt në fund foli edhe për fitoren e parë, për zhvillimin si skuadër dhe për angazhimin e lojtarëve të rinj, ashtu siç bëri në të kaluarën me lojtarët si Rashica, Zeneli etj.

“Ne duam sa më parë që të shënojmë fitore dhe të gëzojmë tifozët, por edhe nëse e shënojmë një fitore, procesin e punës nuk e ndryshon, sepse ne kemi një grup të ri dhe po rritemi si skuadër. Ne duhet të kemi durim, sepse kemi luajtur me lojtarë që ka luajtur në Schalke. Ne kemi dashur që edhe Donis Avdijaj të përshtatet në lojën tonë, ashtu sikurse Miloti, Arbri e të tjerët. Kemi punuar që tetë vite për këtë punë, duhet të kemi edhe pak durim”.

Bunjaki në gjashtë ndeshje zyrtare sa ka drejtuar Kosovën në kualifikimet për Kupën e Botës, ka marrë një barazim në ndeshjen e parë dhe është mposhtur në pesë ndeshjet e fundit.