Rezultate befasuese edhe në Fushë Kosovë
Edhe në Komunën e Fushë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat, raporton “Zeri.info”.
Fushë Kosova, e cila deri në këto zgjedhje njihej si “bastion” i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ky subjekt politik ka shënuar humbje në këtë komunë.
Është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila edhe në këtë komunë ka marrë më së shumti vota, raporton “Zeri.info”.
Nga rezultatet e deritanishme, “Vetëvendosje”, ka arritur të mbledh gjithsej 4 mijë e 582 vota apo 34.57 për qind.
Ndërkaq, koalicioni “LAA”, në këtë komunë ka mbledhur siguruar vetëm 4 mijë e 484 vota apo 33.83 për qind, raporton “Zeri.info”.
Për më shumë, shikojeni grafikonin.