Parlamenti Evropian nesër debaton për Kosovën (Video)

Duke iu referuar bashkësisë së komunave me Shumicë Serbe, Parlamenti Evropian me projektrezolutën e cila është miratuar nga këshilli për Politikë të Jashtme, kërkon nga institucionet e Kosovës që sa më parë të themelohet Asociacioni me një afat të kufizuar kohor për hartimin e statutit të Asociacionit si dhe i njëjti të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Projektrezoluta po ashtu shpreh brengën për pranin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe njëherësh kërkon gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të dya palët lidhur me statusin e Trepçës.

Po ashtu kërkohet nga liderët serbë që në tërësi të marrin përgjegjësinë për vendin dhe rolin e tyre në institucionet e Kosovës që të njëjtat të funksionojnë pavarësisht nga Beogradi dhe të japin kontributin konstruktiv për mirëqenien e popullit të Kosovës, raporton “RTV21”.