Rita Ora bën duetin e parë me dy këngëtare të famshme shqiptare (VIDEO)

Kjo video do ngelet në mëndjen e të gjithëve…

Gjatë mbrëmjes së djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë në Shqipëri pasi ka qenë e ftuar në dasmën e kushërirës së saj.

Ajo është argëtuar pafund në këtë dasëm ku ka kërcyer dhe kënduar.

Megjithatë një video mjaft e këndshme është publikuar nga këngëtarja Eranda Libohova, e cila ka kënduar në këtë dasëm, por jo vetëm Eranda pasi në sfond po këndon dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani.

Eranda dhe Rita shfaqen krahë për krahë duke kënduar këngë popullore kosovare.

Rita shfaqet mjaft e dashur në këtë video, dhe duket se i pëlqen shumë këngët popullore shqiptare./intv.al/