Liga e kurdisjeve (Video)

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Liga e Kurdisjeve”.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është tashmë emisioni më i ndjekur shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.

Në këtë dokumentar flitet për trukimin e ndeshjeve në futbollin kosovar, përmes rrëfimeve të lojtarëve dhe videoxirimeve të patransmetuara kurrë më parë.

Për sa paga të lojtarëve u shit titulli i Kampionit në Kosovë? Si u zbulua kurdisja e një ndeshje në ligën e Kosovës nga drejtuesi i “Plisave”? Si u kapën gjyqtarët kosovarë duke kurdisur lojë në kampionat?

Në këtë dokumentar të Zona Express jepen gjithashtu edhe detaje se si u kap me kamerë të fshehtë një futbollist kosovar duke kurdisur ndeshje në Suedi.