Ish-prokurorja e EULEX: Britania duhet të veprojë si Kosova, t’i arrestojë imamët ekstremistë
Ish-prokurorja e EULEX në Kosovë, Maria Bamieh, ka dënuar sulmet e fundit terroriste që ndodhën në Britani mbrëmjen e kaluar.
Bamieh përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Anglia duhet ta marr shembull Kosovën në luftën kundër ekstremizmit.
Sipas saj Britania e Madhe duhet të fillojë aksionin për arrestimin e imamëve, sikurse Kosova që arrestoi ekstremistët që do të luftonin në Siri.
”Kur isha në Kosovë, kishte shumë ekstremistë që do të luftonin në Siri. Prokurorët e Kosovës arrestuan të gjithë Imamët. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë imamët nga xhamitë ekstremiste duhet të arrestohen të intervistuar dhe nëse ka prova atëherë do të deportohen menjëherë. Ata që mbështesin një të keqe të tillë duhet gjithashtu të dëbohen. Liria e fjalës ka kufizime kur inkurajon veprimet e dhunës. Ne duam një përgjigje të menduar mirë. Kemi nevojë për më shumë komunitete dhe policë të armatosur. Dhe ne duhet të merremi me internetin. Pse të qëndroni në Britani nëse nuk i pëlqeni vlerat tona”, ka shkruar ajo në Facebook.