Historike, Ronaldo lojtari i parë që e bën këtë në finale të Ligës së Kampionëve (Foto)

Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon gol në tri finale.

Juventusi dhe Real Madridi janë duke barazuar 1:1 me finalen e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në “Millennium Stadium” në Cardiff, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan Los Blancos përmes Cristiano Ronaldos, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 20’të.

Shtatë minuta më vonë, Mario Mandzukic befasoi vendasit duke shënuar një gol të bukur, për të barazuar gjithçka në 1:1, shkruan Gazeta Express.

Me golin që shënoi Ronaldo, theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tri finale të Ligës së Kampionëve, dy me Realin dhe një me Manchester United. /Gazeta Express/