Publikohet fotoja e ndaluar e Enver Hoxhës në gjendje të dehur në luftë
Ish- kreu i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi publikon një foto të rrallë të ish- diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha në gjendje të dehur.
Sipas tij kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme.
LEXO EDHE: Tentimet sekrete të Enver Hoxhës, për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të
I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, por mbi të gjitha në gjendje të dehur.
Statusi
"Komandanti legjendar" siç nuk e keni parë më parë
Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini.
Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është.
Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët.