A po bëhet Ronaldo baba sërish? (Foto

Cristiano Ronaldo ditë më parë postoi për herë të parë foto me Georgina Rodriguez në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo ka bërë deri më tani mbi 1,800 postime në llogarinë e tij në Instagram, i cili ka 102 milionë ndjekës – më shumë se çdo sportist tjetër në botë.

Së fundmi ai postoi një fotografi me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, që ishte hera e parë që e bën këtë.

Por, mediat tashmë kanë vëmendjen dikU tjetër. A është Georgina shtatzënë? Kjo është pyetja që po bëjnë media të shumta, sipas të cilave Ronaldo mund të bëhet babë për herë të dytë.

Barku i Georginas nuk duket njësoi, të cilët realizuan këtë fotografi në shtëpinë e portugezit. Sido që të jetë, deri më tani këto janë vetëm spekulime. Derisa Ronaldo nuk e konfirmon një gjë të tillë.