Putini dënon ashpër sulmin në Manchester
Mediat ruse kanë raportuar se presidenti Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh ngushëllime kryeministres britanike, Theresa May pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester.
“Ne e dënojmë këtë sulm cinik dhe kundër njerëzimit. Ne shpresojmë që kryesit e këtij sulmi do të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Putin ka thënë se Rusia është gati të bashkëpunojë me Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar terrorizmin.
Sulmi në Manchester ka lënë 22 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar.