Vetura përplaset me autobusin, një i vdekur e pesë të lënduar
Një person ka humbur jetën e pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një përplasjeje të një veture dhe një autobusi në qytetin e Pejës.
Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa pesë pasagjerët e tjerë bëhet e ditur se kanë pësuar lëndime të lehta trupore, përcjellë Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili është dërguar në mbajtje.
Aksidenti i cili ka përfunduar me fatalitet ka ndodhur në mesditën e së shtunës, njofton Klan Kosova.