Rama mbledh urgjent kandidatët për deputetë, ja përse

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë urgjente kandidatët socialistë për deputetë.

Darka zhvillohet tek Xibraku në Tiranë dhe do të diskutohet për koordinimin e fushatës elektorale.

Në bazë të marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës, fushata do të nisë më 25 maj pasi zgjedhjet do të zhvillohen më 25 qershor.