Kukësi, kampion i ri i Shqipërisë – shkruan historinë
Kukësi është kampioni i ri i Shqipërisë.
Skuadra e Kukësit ka arritur ta fitojë ndeshjen finalen ndaj Skënderbeut me rezultat 0-2, për t’u shpallur për herë të parë në histori të klubit kampion.
Heroi i kukësianëve ishte Pero Pejic, që shënoi të dy golat.
Kjo ndeshje u karakterizua me shumë tensione, pas disa vendimeve të gjyqtarit, nga të cilat pësoi skuadra e Skënderbeut.