Nxënësit e Drenasit armatosen deri në ;dhëmbë' për të shkuar në ekskursion, ndërhyn policia

Në autobusin me nxënës, Policia ka gjetur armë të ftohta.

Në fshatin Arllat të Drenasit, të enjten në mëngjes, Njësiti policor pas një informate ka ndaluar autobusin, i cili ishte duke transportuar nxënës në një ekskursion. Gjatë kontrollit të pasagjerëve te 3 të dyshuar, dy meshkuj K-Shqiptar dhe një K-A shkali (nxënës) janë gjetur dhe konfiskuar: 3 thika, një boks metali, si dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.

“Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë rregullt”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar për "armëmbajtje pa leje".