Aktori i njohur kosovar aderon në Vetëvendosje (FOTO)

Aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të "Zeri.info", brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Mikullovci, muaj më parë kishte folur për kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të cilin kishte thënë se ka vision, gjersa për Vetëvendosjen kishte thënë se është e vetmja shpresë e Kosovës.

“Idolli im. E respektoj shumë këtë djalë. Ka vizion, pa kurrëfarë ambicie personale. Asnjë. As ky as këta të tyne nuk luftojnë për pozitë. Asnjëri nuk ka kurrëfarë ambicie m’u ba kryeministër, as kryetar Kuvendit. Këta janë njerëz që punojnë vërtetë për Kosovën. Dhe kur do ta kuptojë populli i Kosovës – për zgjedhje të lira – që duhet me dalë, se e vetmja shpresë, e vetmja dritë që ndriqon atje në errësirë, që fshihet, është Vetëvendosja”, kishte thënë ai.

Mikullovci ka edhe karrierë politike. Në vitin 1990 ai kishte qenë në mesin e deputetëve që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.