Skandaloze: Jabllanovic duke kënduar, thërret për luftë të re në Kosovë
Ish ministri për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanovic vazhdon të provokoi qytetarët e Kosovës. Në një video të siguruar nga Indeksonline, Jabllanovic shihet duke kënduar në restorantit “VOX” të Leposavicit.
Përmbajtja e tekstit është kërcënuese dhe ofenduese pasi që ish ministri i Qeverisë së Kosovës thërret për luftë të re në Kosovë. Jabllanovic shihet i ledhatuar nga gruaja e tij gjersa këndon me vargje nxitëse për luftë.
I njëjti ka aplikuar në KQZ me Listën e tij Serbe për legjimitet përfaqësues, gjë e cila mbetet të shihet nëse do të ndodhë pas këtij akti të radhës skandaloz.
Kujtojmë se i njëjti i kishte fyer nënat gjakovare për të cilin gjest ishte shkarkuar pas protestave në Prishtinë./Indeksonline/