Deda: Nesër do jetë një nga ditët më të gjata në politikën e Kosovës

Depuuteti Ilir Deda, tash njëri nga themeluesit e partisë më të re në vend, Alteranativa ka paralajmëruar se dita e nesërme do jetë e gjatë.

Nesër pritet që qeveria e koalicionit PDK’LDK të vihet para një testi jetik, me rastin e votimit të mocionit të nisur nga tri partitë opozitare, e kjo ditë për Dedën do jetë e gjatë, siç ai ka thënë “duket se nesër do të jetë një prej ditëve më të gjata në politikën dhe kuazi-politikën e Kosovës”.

Kujtojmë që përveç mocionit, për nesër pritej edhe procedimi i Demarkacionit me Malin e Zi nga qeveria për në kuvend, pasiqë mbledhja e djeshme e qeverisë dështoi.

Por, qeveria ende nuk ka thirrur mbledhje. Megjithatë, nga shumë dita e nesërme vlerësohet si tejet e rëndësishme dhe vendimtare në atë nëse vendi do shkojë në zgjedje të parakoshme.