Hoxhaj uron Macronin: Fitore e madhe për Francën dhe Bashkimin Evropian

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj e ka uruar Emmanuel Macronin pasi triumfoi në garën presidenciale.

Ai e ka cilësuar si një fitore për Francën dhe Bashkimin Evropian, fitoren e Macronit.

“Urime Emmanuel Macron. Një fitore e qartë për Francën dhe Bashkimin Evropian. Rroftë miqësia Francë-Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj në tëitter.

Emmanuel Macronin e kanë uruar edhe Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.