Isa Mustafa uron presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri Isa Mustafa ka përgëzuar Presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron, pas fitores në zgjedhjet e mbajtura sot.

Kryeministri Mustafa ka shkruar se ky është sukses i madh për Francën, për Evropën, për rajonin dhe për Kosovën.