Thaçi e cilëson historike fitoren e Macronit në Francë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar Presidentin e ri të Francës Emmanuel Macron.
Ai e ka cilësuar si historike fitoren e kandidatit të pavarur.
“Lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe për Evropën. Urime Presidentit Emmanuel Macron”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Macron bëhet presidenti më i ri në histori të Francës pas triumfit të sotëm.