​​ Basha: Qeveri teknike dhe shtyrje e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se propozimet e Kryeministrit Rama për daljen nga kriza, janë propozime teknike dhe jo politike, siç është kërkesa e opozitës.

“Propozimet e ofruara nuk ofrojnë zgjidhje politike. Ajo që është ofruar sot, është një proces monitorimi teknik dhe jo një zgjidhje politike, siç kërkohet dhe lipset. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Zgjidhja e ofruar nuk është zgjidhje politike”, tha Basha.

Kreu i PD tha se janë dy kollona ku bazohet propozimi i opozitës. 
 
“Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe me dy kollona. E para qeveria teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin e drogën. Kollona e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohet votimi dhe numërimi elektronik”, shtoi Basha.