Juventusi një hap pranë finales

Kampioni i Italisë, Juventusi e ka bërë një hap të madh drejt finales së madhe në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info. Me dy gola të sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain, bardhezinjtë kanë fituar në udhëtim te Monaco me rezultat 2:0 dhe në këtë mënyrë do ta kenë shumë më lehtë në ndeshjen e kthimit, e cila pas një jave zhvillohet në Torino.

Higuain së pari shënoi në minutën e 29-të dhe me shifrat 0:1 skuadrat shkuan në pushim. I njëjti futbollist shënoi edhe pas pothuaj një ore lojë (59’) për të shtuar epërsinë e skuadrës së tij në 2:0, që ishte edhe rezultati përfundimtar./Zëri/