Arrestohet sulmuesi i Artan Grubit në Parlament
Policia sot ka njoftuar se ka arrestuar edhe sulmuesin apo huliganin që ka sulmuar dhe ka goditur edhe deputetin e BDI-së, Artan Grubi, njofton TetovaSot.
“Personi me inicialet D.P me grushta ka sulmuar deputetin Artan Grubi, dhe i cili poashtu ka sulmuar edhe deputetë tjerë dhe disa të pranishëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe nga sulmi i dhunshëm i huliganëve dhe kriminëleve maqedonas, më keq e ka pësuar lideri i LR-PDSh-së, Ziadin Sela i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Klinik të Tetovës.