Lajm i keq për Joshua, ky është boksieri i rrezikshëm që po e pret (VIDEO)
Boksieri Deontay Wilder, ka kërkuar një “mega meç” kundër Anthony Joshuas, pasi që e ka shikuar fitoren dramatike të britanikut për titullin kampion bote kundër Wladimir Klitschko në Wembley.
Kampioni i WBC-së e ka studiuar rivalin e tij jashtë ringut, teksa Joshua i mbijetoi një nokauti në rundin e gjashtë për ta mposhtur Klitschkon me nokaut në rundin e 11-të.
Gjatë karrierës, 31 vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje, që të gjitha fitore, 37 prej tyre me nokaut, përcjell Express.
Më poshtë keni 10 nokautet që cilësohen si më të mirat në karrierën e Wilder.