'Wembley' i stërmbushur, gati për meçin Joshua – Klitschko (Video)

Gjithçka është gati për meçin e shumë pritur Anthony Joshua – Wladimir Klitschko.

“Wembley” tashmë është i stërmbushur dhe pas pak do të presin që të ngjiten në ring dy boksierët, Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, për të zhvilluar meçin, që cilësohet si i shekullit.

Ky meç vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO. /Express/