Franca me dëshmi që forcat siriane hodhën gaz sarin

 

Franca thotë që ka prova të cilat tregojnë se forcat ajrore siriane “padyshim” kanë lëshuar bomba me përmbajtje të agjentit të nervave Sarin, në qytetin e mbajtur nga rebelët.

Ministri i Punëve të Jashtme Jean-Marc Ayrault iu tha reporterëve që mostrat e marra nga skena bartnin “nënshkrimin” e Sarinit të prodhuar nga qeveria e Sirisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Së paku 87 persona ishin vrarë në incidentin në Khan Sheikhoun, sipas një autoriteti shëndetësor të udhëhequr nga opozita.

Në anën tjetër, presidenti Bashar al-Assad i ka mohuar këto duke i quajtur si “fabrikime”.

Ai insistoi se qeveria nuk ka përdorur kurrë armë kimike, dhe i kishte larguar të gjitha stoqet e veta më 2013, pasi që ishte fajësuar nga fuqitë Perëndimore për sulm me Sarin në periferitë e udhëhequra nga rrebelët që la të vdekur qindra persona në Damask.