Vita: Prodhimet tona janë 100 për qind nga qumështi

Kompania Vita edhe një herë ka bërë thirrje për ndaljen e sulmeve të cilat po vazhdojnë në drejtim të kësaj kompania.

Ata përmes komunikatës, kanë thënë se këto sulme nga këto qarqe po e dëmtojnë prodhuesin vendor në përgjithësi dhe vet kompaninë Vita, së bashku me mijëra partnerë në veçanti.  

Lexoni komunikatën e plotë më poshtë:

Kompania Vita edhe një herë bën thirrje për ndaljen e sulmeve të cilat po vazhdojnë të vijnë nga disa mediume të caktuara për motive të tyre specifike.
Këto sulme nga këto qarqe po e dëmtojnë prodhuesin vendor në përgjithësi dhe kompaninë tonë, së bashku me mijëra partnerë në veçanti.

Ne e sigurojmë konsumatorin kosovar që qumështi dhe të gjitha produktet e tij janë 100 % nga qumështi – kjo mund të verifikohet nga mijëra fermerë që na furnizojnë me qumësht të freskët.

Ne e sigurojmë konsumatorin kosovar që as një produkt yni nuk përmban asnjë gram pluhur qumështi - kjo mund të verifikohet në dogana të Kosovës, sepse ne asnjëherë nuk kemi importuar pluhur qumështi.

Qarqet që kanë për qëllim dëmtimin tonë për të sulmuar kundërshtarët politikë e biznesorë duhet t'i japin fund kësaj kulture ku më së shumti po dëmtohet konsumatori kosovar dhe prodhuesi vendor, dhe po përfitojnë shtete si Serbia që mezi presin të rrisin eksportin e tyre.

Produktet vendore gjithnjë e më tepër po i zëvëndësojnë ato nga importi dhe kësaj duhet t'i gëzohemi të gjithë. 
Ata që e pengojnë këtë trend duhet të demaskohen.