Ronaldo fyen bashkëlojtarin

Te Real Madridi janë shokuar me humbjen në “El Clasico”. Cristiano Ronaldo e ka humbur arsyen, ndërsa Zinedine Zidane kërkon më shumë maturi nga futbollistët, shkruan zeri.info.

Kamerat e kanë kapur momentin kur portugezi e fyen njërin nga miqtë e tij më të mirë, Marcelon, pas golit të shënuar nga Messi. “Duhej të bëje faull”, ka thënë Ronaldo, duke shtuar më pas edhe disa fjalë të pahijshme.

Fundi i ndeshjes brazilianin e gjeti me lot, duke e marrë përgjegjësinë për humbjen, pasi nuk bëri ndërhyrje ndaj Sergio Robertos në aksionin kur u shënua goli i tretë.

Edhe Zidane e ka pasur vështirë të gjejë fjalë pas humbjes. “Duhej të ishim më të mençur kur rezultati ishte 2:2”, ka thënë tekniku francez. Ndërkohë, shtypi madrilen e trimëron Realin, duke theksuar se ende e ka në duart e veta fatin për titullin e kampionit.

Në anën tjetër është e qartë se do të kemi në përfundim fantastik të kampionatit spanjoll, por do të ketë edhe tensione. Pique dhe Ramos sërish janë në luftë, ndërsa se çfarë akuzash do t’i thurin njëri-tjetrit, është vështirë të paramendohet./Zëri/