Protesta të dhunshme në Francë (Foto)

Policia franceze është detyruar të përdorë sprej dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Paris.

Aktualisht protesta është duke u zhvilluar në Paris, pas mbylljes së qendrave të votimit ku francezët votuan për presidentin e tyre të ardhshëm, transmeton lajmi.net

Sipas Sputnik një vajzë është lënduar në qafë gjatë protestës.

Protesta të tilla ka pasur edhe gjatë fushatës, kryesisht kundër Marine Le Pen.