Adem Grabovci flet për takimin me Jakup Krasniqin në Durrës

Gjatë ditës së sotme i habitshëm ka qenë takimi në mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi si dhe deputetit të Nismës, Haxhi Shala.

Takimi në mes treshes njoftohet të ketë ndodhur pikërisht në një lokal në Durrës.

Dyshimet e para sigurisht se u fokusuan në idenë e propozuar nga Nisma për Kosovën për Mocion në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Por në një prononcim për Indeksonline, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas Grabovcit takimi ishte i rastësishëm dhe shumë miqësor.

“Takimi ishte shumë miqësor, i rastësishëm dhe mjaft i mirë”, ka thënë Grabovci.

Sipas tij ky takim nuk ka të bëjë fare me politikën apo me zhvillimet e fundit në vend.