Franca po voton: Kush fiton presidencën sipas sondazheve

Zgjedhjet presidenciale franceze 2017 që po mbahen sot, janë më të paparashikueshmet në histori të Francës.

Sondazhet që hapën këtë mëngjes në Francë, tregojnë se Emmanuel Macron, 39 vjeç, politikan i qendrës, ish-bankier, që krijoi partinë e tij vetëm një vit më parë, është favorit për të fituar raundin e parë. Ai gjithashtu llogaritet si pretendenti kryesor për të mposhtur lideren e Frontit Nacional të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në balotazhin e që do të zhvillohet më 7 maj, përcjellë gazetametro.net.

Ata dy kandidat që do të fitojnë dy vendet e para këtë të diele do të përfaqësonte një ndryshim të madh në peizazhin politik, pasi raundi i dytë nuk do të përfshinte asnjë nga partitë kryesore që kanë qeverisur Francën për dekada të tëra.

Të shtatë kandidatët e tjerë, përfshirë Benoit Hamon të Partisë Socialiste në pushtet, dy trockistë, tre nacionalistë dhe një ish-ligjvënës, mbeten shumë prapa sipas sondazheve.

Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e rezultateve, sondazhet thonë se mund të mos jenë në gjendje të japin vlerësime të sakta për rezultatin.

Rreth 47 milionë votues pritet të hedhin votat e tyre në rreth 67,000 qendra votimi dhe të monitorohen nga më shumë se 50,000 oficerë policie.

Emmanuel Macron, kandidat i qendrës së djathtë pro-BE, kryeson anketën me 23 përqind. Marine Le Pen, e cila ka premtuar të ndalojë imigracionin dhe t’i jap fund marrëveshjes së Shengenit, është vetëm një pikë prapa.

Francois Fillon është i treti me 20 përqind, ndërsa majtisti Jean-Luc Mélenchon ka 19 për qind të mbështetjes. /gazetametro.net